Conor McGregor do të rikthehet sërish në kafaz për të luftuar, teksa përballë do të ketë Dustin
Poirier, të cilin gjashtë vite më parë e mundte me nokaut në UFC 178.The Sun ka publikuar fitimet e dy luftëtarëve në këtë
përballje. Nuk janë të barabartë sepse kjo vendoset sipas arritjeve të të dyve në të shkuarën dhe historinë e irlandezit e dimë të gjithë mirë.
McGregor në këtë
përballje ka të sigurta 2.5 milionë
euro, një shumë e madhe, duke parë se pandemia ka goditur edhe UFC. Përfitimet e McGregor janë thuajse 20 herë më të mëdha se ato të Porier.
Amerikani ka vetëm 124 mijë
euro të sigurta nga kjo
përballje, duke pasur më pak motiv për të fituar në këtë aspekt. Por kjo nuk është e sigurt sepse flitet se
Poirier ka arritur marrëveshje të re me UFC dhe mund t’i çojë përfitimet deri në 900 mijë
euro.
Megjithatë një fitore me McGregor mund ta fusë atë në rangun e më të mirëve dhe pse jo Khabib të provojë një rikthim në oktagon në një ndeshje me
Poirier.
Sfida e 24 janarit do të jetë një event ekzkluziv që do të vijë drejtpërdrejt në ekranin e Supersport për kënaqësinë e të gjithë shqiptarëve.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 15:39