Tenis, Rafael Nadal rikthehet numri 1 (FOTO LAJM)

Rafael Nadal kaloi në finalen e turneut të Pekinit pasi Tomas Berdych u tërhoq për shkak dëmtimi dhe kjo fitore e lejon tenistin spanjoll të rimarrë kreun e renditjes botërore të ATP-së pas dy vitesh.

Nadal do të luajë finalen e këtij turneu ndaj fituesit të çiftit Djokovic-Gasquet, por sido që të përfundojë kjo finale, spanjolli do të jetë numri 1 i Botës.

"Është si një dhuratë për mua pas një viti shumë të mirë, një nga vitet më të mira që kam pasur në karrierë", tha Nadal pas takimit.

"Është diçka e veçantë të rikthehesh në krye pas një gjysmë viti ku nuk luajta fare për shkak dëmtimi. Këtë vit kam luajtur 13 finale në 14 turne dhe nuk e kisha bërë kurrë më parë", deklaroi tenisti spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori