Tenis, Stephens mbretërsha e US Open
Pëlqej
Sloane Stephens triumfoi 2-0 me sete, 3-6, 0-6 ndaj Madison Keys dhe bëhet mbretëresha e re e Flushing Meadows. Finalen amerikanë të US Open për femra e fitoi për herë të parë në historinë e tenisit numri 83 në botë. 1 ore e një minutë lojë rezistoi Keys, që sikurse Stephens luante finaleb e parë slam në karrierë.

Fituesja e turneut, e aftë për të mbajtur në lojë cdo top të kundërshtares, arriti të thyente Keys dy herë në shërbim në setin e parë, pikërisht në gejmet 5 dhe 9.

Në setin e dytë u pa qartë se Stephens do të fitonte me shumë lehtësi, ndërsa Keys zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, pa hyrë në asnjë moment në ritmin e një sfidë finale.

0-6 y mbyll ky set me Madison Keys që u thye tri herë në shërbim, duke mos marrë qoftë një game, ndonëse në të pestin shpërdoroi tre break-point, raporton SuperSport.

Për Spephens parashikohet një ardhme si kampione e këtij sporti, duke parë mënyrën sesi e menaxhoi finalen. U mbyll me një përqafim mes dy finalisteve ky duel, me Keys që nuk i përmbajti dot lotët për një humbjeje të rëndë për shkak të presionit.
Shtuar më 10/09/2017, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori