“Tërbohet" Serena Williams në finale
Pëlqej
“Duhet të më kërkosh ndjesë. Më vodhe një pikë. Unë nuk jam mashtruese”-ishin këto fjalët e Serena Williams drejtuar arbitrit kryesor të ndeshjes finale të US Open ndaj Naomi Osakës, Carlos Ramos.

Tenistja amerikane në setin e dytë të kësaj sfide u shfaq nervoze duke u penalizuar me humbjen edhe të një game. Por çfarë e shkaktoi këtë tërbim të ish numrit 1 të botës.

Ramos fillimisht e paralajmëroi tenisten pasi mori indikacione për mënyrën e të luajturit nga trajneri i saj diçka që me rregullore nuk lejohet.

Serena që nuk e besoi atë çfarë ndodhi debatoi me Ramos duke i thënë se nuk kishte marrë asnjë lloj sugjerimi nga këndi ku ndodhej stafi i saj, një çështje që u duk e mbyllur dhe ajo ishte e bindur se arbitri e kishte anuluar paralajmërimin.

Me rifillimin e sfidës, pasi humbi një game me shërbimin e saj, Williams theu raketën nga zemërimi dhe mori një tjetër paralajmërim dhe me rregullore arbitri i dha pikën Osakës duke qenë se nuk e kishte anuluar paralajmërimin e parë.

Ky ishte momentin që solli edhe shpërthimin e gjatë të Serena Williams ndaj arbitrit duke e cilësuar si hajdut duke bërë që Ramos t’i dhurojë të gjithë game Osakës që mori kryesimin në 5-3 për të mbyllur më pas setin 6-4. në Ceremoninë e trofeut Osaka u duk si e ndjerë në faj si për atë cfarë ndodhi në fushë ashtu edhe për faktin se kishte mundur idhullin e publikut njujorkez.

Serena u qetësua, dhe në fjalimin e saj i bëri komplimentwt duke i kërkuar publikut të mos e fërshëllente.ndërsa në konferencën për shtyp nuk i fshehu lotët duke thënë se edhe kolegët e saj meshkuj i kanë fyer arbitrat me fjalë më të rënda, por nuk kanë marrë këtë ndëshkim. Top Channel
Shtuar më 09/09/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori