Testi B, sot prova e parë për Romela Begajn
Romela Begaj do të ballafaqohet sot me panelin e dëgjimit të Federatës Botërore të Peshëngritjes pas testit A që e nxori pozitive me substancën e ndaluar stanozolol. Me bindjen se është e pastër, Begaj kërkoi hapjen e testit B dhe kjo të ndodhë sot në prani edhe të trajnerit të saj në laboratorin e Kolnit në Gjermani, i licencuar nga Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) mes 11 të tillëve në botë, shkruan Panorama-Sport.

Ndërsa testi B do të bëhet sot, përgjigjja finale e panelit ndërkombëtar do të jepet më 22 dhjetor.

Testin B e kanë kërkuar edhe dy sportistët e tjerë Daniel Godelli, kampion i botës, dhe Hysen Pulaku.

Konfirmimi për apelim duhet bërë brenda datës 25 dhjetor, ndërsa përpara panelit të dëgjimit, sportistët pritet të dalin deri më datë 2 janar të 2015-s. /albeu.com/


Shtuar më 16/12/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori