Tragjedi në garën e çiklizmit në Poloni, vdes 22-vjeçari
Sporti i çiklizmit është në zi. Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në xhiron e Polonisë.

22-vjeçari belg, Bjorg Lambrecht, i cili konsiderohej si nga të rinjtë premtues të çiklizmit, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që pësoi në etapën e tretë të xhiros së Polonisë.

Lambrecht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, pasi ishin shumë të rënda dhe ky ishte shkaku i vdekjes.

Lajmin dramatik e bëri publik skuadra e Bjorg Lotto-Soudal në Twitter.
Shtuar më 05/08/2019, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori