Tragjedi në Rally, humb jetën piloti polak
Rally i Dakar është më spektakolari por edhe më i frikshmi në botë, famëkeq për incidentet fatale me viktima. Në edicionin e tij të këtj viti, Rally Dakar 2015 tragjedia ndodhi në ditën e tretë. Piloti 39-vjeçar polak, Michal Hernik, i cili garonte në kategorinë e motorave me skuadrën KTM, u gjet i vdekur në kilometrin 206 të etapës Suan Juan-Chilecito në Argjentinë, rreth 1200 kilometra larg Buenos Aires.

Lajmi u bë i ditur nga organizatorët e garës në një konferencë për shtyp, ku shpjegojnë se rrethanat dhe shkaqet e vdekjes mbeten ende për t'u përcaktuar, pasi piloti në pamje të parë nuk ka shenja të jashtme të ndonjë aksidenti.

Hernik me origjinë nga Krakova, që mbante veshur uniformën me numër 82, merrte pjesë për herë të parë në garën e Dakar-it.

Një helikopter mjekësor gjeti trupin e tij rreth 300 metra larg pistës dhe për momentin shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori