Tragjike, motoristi italian humb jetën gjatë garës
Tragjedi në sportin e Motokrosit në Itali, gjatë provave të kampionatit italian për të rritur, në Mondavio, Pesaro Urbino.

Raffaele Mazzola, 59 vjeç, mësohet se ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe ka rënë keq në tokë, më pas është shtypur nga pilotë të tjerë, që vinin pas tij, mes të cilësive edhe babai i Andrea Doviziosos, Antonio, që nga ky aksident ka dalë me brinjë të thyera.

Mazzola ishte me origjinë nga San Donà di Piave, Venezia. Aksiedenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, ndërsa Federata Italiane e Motoçiklizmit e ka bërë të ditur vetëm sot.

Ndërhyrja për t’i ardhur në ndihmë ka qenë e menjëhershme, por përtej tentativave për ta mbajtur në jetë, gjithçka ka qenë e kotë.
Shtuar më 26/05/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori