Trepça në gjysmëfinale të Kupës në basketboll
Fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së këtij trofeu. Skuadra mitrovicase është kualifikuar për turneun final të Kupës, pasi të premten, në ndeshjen çerekfinale ka mposhtur ekipin e RTV 21, me rezultatin 75:68, shkruan Koha Ditore.

Kjo ndeshje e zhvilluar në Vushtrri ishte paraparë të luhej të enjten, por ishte shtyrë për një ditë për shkak se palestra në Vushtrri ka pikuar shkaku i reshjeve të shiut.

Trepça bëhet skuadra e tretë e BKT Superligës që kualifikohet në turneun final pas Pejës dhe Sigkos Bashkimit, që eliminuan Kosovën, përkatësisht Vëllaznimin. Skuadra e katërt do të përcaktohet javën tjetër, pas duelit mes Sigal Prishtinës dhe Dritës.
Shtuar më 16/03/2013, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori