"Tysoni shqiptar", Gjetan Keta: Tani dua Botërorin
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas fitores së brezit të artë në versionin WBC që i siguroi boksierit titullin e kampionit të Europës dhe Azisë, Gjetan Keta u shpreh i emocionuar që si shqiptar arriti të ngjitej në majën e kontinentit. Në një konferencë për shtyp përkrah Ismail dhe Ferit Ketës, kampioni i Europës u shpreh se dëshiron që shumë shpejt të zhvillojë duelin e titullit kampion në Tiranë.

"Ishte një ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari të fortë, por isha i përgatitur fizikisht dhe mendërisht për të fituar. Të fitosh titullin e kampionit të Europës është një emocion i madh, mbi të gjitha sepse këtë e realizova në një shtet tjetër. Për momentin do të marr pak kohë të çlodhem. Më pas do të mendoj për të mbrojtur titullin europian në WBC dhe shpresoj që këtë ta bëj përballë publikut shqiptar. Këtë e kam realizuar më parë në vitin 2007 kur praktikoja ende kikboksin dhe e kam të qartë çfarë emocionesh të jashtëzakonshme të dhurojnë fansat shqiptarë. Me entuziazmin që ata shfaqin, të duket sikur fluturon dhe merr zemër përgjatë gjithë sfidës", u shpreh kampioni kuqezi.

Ai ka ambicie edhe për titullin botëror: "Mendoj se rruga më e mirë është që ta mbroj këtë brez dhe më pas do të synoj të fitoj edhe titullin e botës". /albeu.com/



Shtuar më 30/07/2014, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori