U rrëzua gjatë stërvitjes, kampionja olimpike mbetet e paralizuar
Pëlqej
Kampionia Olimpike e dyfishtë në garat me biçikleta në pistë, Kristina Vogel është rrëfyer së fundmi në lidhje me aksidentin që pësoi disa muaj më parë.

GCiklistja gjermane, është shprehur se për shkak të atij aksidenti ajo ka mbetur e paralizuar dhe nuk mundët ti lëvizë me këmbët.

“Është një situatë e tmerrshme. Megjithatë më duhet ta them, nuk mundem më të eci”, ka shpjeguar ajo për “Der Spiegel”.

Kristina Vogel u përplas me një tjetër çiklist sprintier në pistën e Cottbusit, e më pas u operua në mënyrë urgjente.

“Nuk mund të eci më, kjo është situata të cilën nuk mund ta mbuloj më. Por çfarë të bëj, përveçse të shoh përpara? Mendoj se, sa më parë ta pranoj këtë realitet, më mirë do të mund ta menaxhoj”.

Kujtojmë se ajo ka fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë mes dy olimpiadave “Londër 2012” dhe “Rio 2016”. /albue.com/
Shtuar më 08/09/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori