"US Open", Nadal mposht Djokoviç
Rafael Nadal konfirmoi momentin e mirë që po kalon edhe gjatë së hënës, duke u shfaqur forcë dominuese në tenisin për meshkuj, pasi mposhti në 4 sete numrin një të botës, Novak Djokoviç, në finalen e US Open.

Tenisti spanjoll, i lindur në Mallorca, fitoi 6-2, 3-6, 6-4, 6-1. Për të, ky është titulli i dytë në US Open, tepër i rëndësishëm për rikthimin si triumfator në kulmin e fuqisë së tij, pas një beteje të gjatë me rikuperimin e një dëmtimi në gju.

Nadal mori hak ndaj humbjes, që i shkaktoi Djokovic në vitin 2011, sërish në US Open, për të ngritur lart trofeun e 13 të tij, në kompeticionet Grand Slam. Ai ndodhet vetëm 1 trofe larg amerikanit Pete Sampras dhe 4 larg zvicerianit Roger Federer.

Në përballjen e 37-të mes dy tenistëve, apo i 6-shti në një finale Grand Slam-i, numri 2 i botës Nadal rriti ecurinë pozitive në fushat e vështira prej çimentoje, në 22 fitore radhazi.

Serbi Djokovic shijon kështu humbjen e dytë radhazi në finalet e US Open, pas asaj që humbi në 5 sete me Andy Murray, në vitin 2012. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori