Wilder mbron për të 10 herë titullin në WBC, mposht me nokaut Ortiz (VIDEO)


Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë e rëndë të boksit në divizionin WBC, për herë të 10-të në karrierë, pasi e rrahu Luiz Ortizin me nokaut të dielën në mëngjes në Las Vegas.

Boksieri amerikan Wilder rrezikoi ta humbasë titullin pas plot pesë vjetëve, sepse u dominua nga Ortiz për gjashtë runde të plota.

Megjithatë, 34-vjeçari i dha një goditje brutale me të djathtën e tij fuqishme Ortizit, duke e rrëzuar në dysheme në rundin e shtatë.

40-vjeçari nuk qe në gjendje të ngrihet në këmbë me kohë dhe Wilder triumfoi me nokaut.

Kjo ishte një përsëritje e meçit të parë mes tyre në vitin 2018, me Wilder që kishte triumfuar edhe në atë botë.
Shtuar më 24/11/2019, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori