Yamaha, në vend të Rossit në Aragon garon Van Der Mark
Pëlqej
Valentino Rossi pak ditë më parë u shfaq optimist duke u shprehur se do të jepte maksimumin në mënyrë që të ishte në pistë  për cmimin e madh të Spanjës.

Pavarësisht dëshirës së madhe të “Doktorit” ai nuk do të mund dot të garojë në ndalesën e radhës të MotoGP dhe më shumë mundësi edhe në atë të Motegi. Lajmin e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e Yamaha përmes një komunikatë zyrtare.

Gjithashtu kanë njoftuar edhe zëvendësuesin e Rossit dhe ai do të jetë holandezi Michael Van Der Mark, i cili është edhe piloti zyrtar i Yamaha në Super Bike.

Kështu i gjithë ekupiazhi që deri dje ishte në dispozicion të italianit Rossi, tashmë do të fokusohet maksmilisht tek 24-vjecari. Për të kjo do të jetë hera e parë që do të garojë në Moto Grand Prix, pasi eksperiancet e mëparshme të holandezit ka qënë kategori më të ulta.
Shtuar më 12/09/2017, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori