Ylli italian i NBA, stërvitje si "Rocky" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pasi u bë italiani i parë që fiton titullin në NBA, Marco Belinelli i rikthehet stërvitjes për sezonin e ri me San Antonio Spurs. Kampioni axurr ka postuar në profilin e tij në Facebook dhe Instagram foto të stërvitjes së tij speciale.

I ndihmuar nga përgatitësi atletik i marinës amerikane, Belinelli ka bërë seanca të rënda stërvitore, një pjesë e të cilave të kujtojnë filmin e famshëm "Rocky".

Aq e rëndë ka qënë stërvitja sa në një moment Belinelli shfaqet duke tërhequr një makinë. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori