Zidane heq dorë nga Benzema, i drejtohet Perezit më sill njërin nga këto dy
Pëlqej
Duket se më në fund edhe tekniku Zinedine Zidane është dorëzuar për Karim Benzeman.

Pas shumë mbështetjeve publike, mbështetje ndaj kritikave në drejtim të sulmuesit Francez, tekniku ka vendosur të mendojë për zëvëndësuesin e tij pas formës së dobët që po kalon sulmuesi Madrilen në këtë sezon.

Sipas raporteve nga prestigjiozja franceze L’Equipe, thuhet se Zidane ka hequr dorë nga Benzema dhe tashmë ka kontaktuar presidentin Perez për të kërkuar zëvëndësimin e tij.

L’Equipe raporton që presidenti, tekniku dhe drejtori sportiv, Jose Angel Sanchez kanë mbajtur një takim dhe kanë disktuar për këtë cështje që e ka brengosur klubin që nga fillimi i sezonit, përcjellë Albeu.com.

Dy zgjedhjet më të mundshme për të zëvëndësuar francezin janë njëri nga këta dy sulmues: Mauro Icardi ose Timo Werner.

Klubi Madrilen thuhet se ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e të dy sulmuesve që po kalojnë nëpër një formë të mirë këtë sezon./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori