ZYRTARE/ Mayweather rikthehet në ring në vitin 2021, diçka e madhe na pret
Boksieri Floyd Mayweather do rikthehetring për luftë me 28 shkurt 2021 në Tokyo Dome.

Boksieri i pensionuar me rekordin e mahnitshëm 50 – 0, njoftoi se do bëjë diçka të madhe.

Detajet për kundërshtarin nuk dihen, mirëpo u konfirmua se Mayweather do rikthehetring.

Mayweather në konferencë për shtyp konfirmoi se do rikthehetTokio, meqenëse ka dashuri të madhe për japonezët.

"Japonia është ndër shtetet më të bukura në botë. Tokio është gjithashtu qytet i mrekullueshëm. Dua t’i kënaq njerëzit japonez".

"Stërvitem shumë. Dua të përgatitem mirë këtë herë. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët japonez dhe tifozët e Tokios. Faleminderit që më kujtoni".

"Nuk kam ide me kë do përballem. Jam duke u përgatitur. Është vend që organizohen ndeshjet e mira, pra dua të arrijë në Japoni që t’i kënaq tifozët".

Mbetet të shihet kush do jetë kundërshtari i Mayweather.
Shtuar më 16/11/2020, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori