Florian Marku ka zyrtarizuar një meç të ri.
Florian Marku dhe Rylan Charlton do të ndeshen në mbrëmjen e meçit kryesor mes David Avanesyan dhe Josh Kelly më 30
janar në një arenë që pritet të konfirmohet.
Dueli do të transmetohet direkt në Sky Sports.
Marku, me bilanc prej 7 fitore, asnjë humbje dhe një barazim, 5 duele të mbyllura me nokaut, do të kërkojë kthimin tek fitorja pas barazimit të dyshimtë më herët gjatë këtij muaji ndaj Jamie Steëart, edhe pse e rrëzoi
kundërshtarin e tij në raundin e dytë.
"Ky tha se do ta fshijë dyshemenë me
Florian Markun. Me 30
Janar nuk do ta lë në duart e gjyqtarëve. Faleminderit te gjithëve Per mbështetjen", shkroi
Marku në Facebook.
Shtuar më 22/12/2020,
ora 15:21