Ali Soue: E zgjodha kampionatin shqiptar për një eksperiencë të re dhe jam i lumtur
Pëlqej
Ali Soue me golin e shënuar ndaj Partizanit 23 vjeçari nga Gambia u konfirmua si një lojtar “kyç” në formacionin e Skënderbeut. Sou ka treguar në një rrëfim për “Tuttomercatoweb” për aventurën e tij të re në kampionatin shqiptar si dhe për dëshirën e madhe për tu kthyer te Kievo.


Për eksperiencën e re në kampionatin shqiptar

“Jam i lumtur që zgjodha Shqipërinë, për këtë eksperiencë të re. Po shkon ashtu siç shpresoj.”

Goli ndaj Partizanit

“Një ndjenjë e mrekullueshme. Është bukur kur fiton dhe shënon gol vetë. E rëndësishme është fitimi i 3 pikëve.”

Përse zgjodhi Shqipërinë

“E zgjodha kampionatin shqiptar për një eksperiencë të re. Eshtë nivel i mirë taktikisht dhe fizikisht. Skënderbeu është një klub mjaft i organizuar, me staf dhe drejtuesë kompetentë.”

Huazimi 1 vjeçar për të rifituar Kievon

“Jam ende i Kievos. Tani jam duke u përqendruar në eksperiencën e re, duke dhënë më të mirën time, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Europës. Më pas do të kthehem te Kievo për të folur.”

Për ata që nuk të njohin, çfarë lojtari është Soue

“I shpejt, më pëlqen kur dal një kundër një me mbrojtësin dhe shënoj, por gjithashtu punoj për skuadrën.” /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2017, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori