Batha tregon pse nuk ia la penalltinë Çanit
Pëlqej
Lojari kryesor në fitoren e Partizanit ishte padyshim kapiteni Idriz Batha, me dy golat e shënuar.

Pas ndeshjes Batha tregoi për "Panorama Sport" arsyet pse “demat” besojnë tek Europa dhe çfarë kanë më shumë se rivalët, por sqaroi edhe episodin e gjuajtjes së penalltisë, duke mos e lënë Çanin.

-Mund të na sqaroni pak rastin e penalltisë. Pse nuk ia latë Çanit ta gjuante, pasi ai e fitoi dhe rikthehej pas 6 muajsh?

"Edhe mund ta gjuante Çani, por përveç atij po e kërkonte edhe Trashi që ta godiste. Si gjuajtës i penalltive në ekip, vendosa ta gjuaja vetë atë penallti, në mënyrë që të mos kishte asnjë hatërmbetje në ekip." tha Batha. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori