Bernard Berisha, goditja më e fundit e Skënderbeut
Pëlqej
Skuadra kampione e Superligës së Shqipërisë, Skënderbeu, nuk ndalet në merkato. Presidenti i korçarve Ardian Takaj ka nënshkruar me një tjetër element cilësor të kampionatit shqiptar, pikërisht me Bernard Berishën, i cili prej dy sezonesh ka veshur fanellën e Besës së Kavajës, tashmë e rënë në Kategorinë e Parë.

Në fakt afrimi i Berishës te Skënderbeu është paralajmëruar prej javësh, por palët mbyllën gjithçka vetëm ditët e fundit.

22-vjeçari është lojtari i dytë që vjen nga radhët e Besës pas Fatjon Sefës, i cili deri në javët e fundit ishte konkurrent për fitimin e "Këpucës së Artë".

Për të dy këta elementë dha "Ok"-in edhe trajneri Mirel Josa, nën drejtimin e të cilit Skënderbeu do të tentojë suksesin fillimisht në Champions League për të hedhur më pas sytë nga sezoni i ardhshëm.

Proçesi i rindërtimit të skuadrës ende nuk ka përfunduar te Skënderbeu, pasi disa futbollistë si Bicaj, Lilaj apo Muzaka pritet të rikonfirmohen ndërsa në dyshim janë Gvozdenoviç e Tomiç. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2014, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori