Besa mposht Flamurtarin, Kukësi "fal" 3 pikët
Sapo kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së shtatë të Superligës shqiptare të futbollit. Besa e Kavajës ka mposhtur 2-0 Flamurtarin por sërish qëndron në fundin e tabelës me vetëm 4 pikë. Kastrioti merr një fitore të rëndësishme ndaj Lushnjës në shtëpi duke u ngjitur disa në tabelën e rënditjes me 9 pikë.


Ndërsa Kukësi ka falur fitoren në Ballsh përballë Bylisit teksa shënoi i pari Popoviç në minutën e parë shtesë, por u ndëshkua vetëm një minutë më pas.

Me këtë rezultat kuksianët ngjiten përkohësisht në kuotën e 8 pikëve, po aq sa ka edhe Bylis.

Nesër luhen dy sfidat e tjera Teuta-Vllaznia dhe SKënderbeu-Laçi, ndërsa më 12 tetor luhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana. /albeu.com/


KASTRIOTI-LUSHNJA 2-0
Golat: Ferraj 16′, Malindi 78′

BYLISI-KUKËSI 0-1
Goli: Izuçuku 90+2, Popoviç 90+1

BESA-FLAMURTARI 2-0
Golat: Sefa 25′, Guri 62′



NESËR
TEUTA-VLLAZNIA (14:00)
SKËNDERBEU-LAÇI (17:00)

12 TETOR
PARTIZANI-TIRANA (20:00)


Shtuar më 05/10/2013, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori