Besa mund Kastriotin dhe i largohet fundit
Besa-Kastrioti dukej si një finale mbijetese. Kjo për vetë pozitat e skuadrave në klasifikim dhe synimet për mbijetesë që kanë në kampionat. Kavajasit kanë treguar rritje të dukshme në lojën e tyre javët e fundit, vinin pas një suksesi mbresëlënës në derbin e fqinjëve me Teutën, ndaj mendohej se e kishin “karburantin” e duhur për të superuar edhe krutanët.

Goli i Bathës nga pika e bardhë e penalltisë ka qenë vendimtar në këtë përballje, ka bërë që tri pikët të shkojnë në llogarinë e skuadrës së Mergjyshit. “Kështjellarët” e Kristaq Miles mbeten të parafundit, dështojnë të marrin qoftë edhe një barazim në Kavajë, edhe pse e kanë javë pas jave më shumë se detyrim të mos bëjnë hapa fals. Loja e turbullt dhe pa një lider, që ftillon manovrën sulmuese të krutanëve, apo i vë shpatullat lojës së të tijve në momentet e vështira, nuk mund të shpërblehej ndaj Besës, që u shfaq sërish pragmatiste dhe cinike.

Me zgjidhje “ex catedera” si ndaj Bylisit, që vijnë nga “tribuna”, Kastrioti nuk ia arriti të merrte qoftë edhe një pikë në këtë javë. Verdhezinjtë luajtën fatin e tyre për mbijetesë, po aq sa krutanët, ndaj beteja ishte plot antagonizëm dhe luftë të fortë sportive, por me kavajasit më efektivë.

Pas Tiranës, Kastrioti është tashmë më afër “greminës”, se kushdo tjetër, ndërsa Besda po i largohet zonës së ftohtë hap pas hapi. /albeu.com/

Shtuar më 08/12/2013, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori