"Bild": Shqiptarët trukuan Stuttgart-Laçi
Dyshime trukimi për miqësoren Stuttgart-Laçi. Kështu shkruan gjatë ditës së sotme prestigjozja gjermane "Bild" për testin e zhvilluar pak ditë më parë në Portugali ndërmjet skuadrës së njohur të Bundesligës gjermane dhe skuadrës së Kategorisë Superiore Laçit që përfundoi me fitoren 5-0 të skuadrës së Bundesligës.

Kështu Laçi bëhet skuadra e dytë shqiptare pas Skënderbeut që futet në vorbullën e manipulimit të miqësoreve të zhvilluar gjatë fazës përgatitore. Ditë më parë u fol për manipulim apo trukim edhe për ndeshjen Skënderbeu-Den Haag e luajtur në Spanjë.

Mediat gjermane ngrenë dyshimin se kjo miqësore mund të ketë qënë nën ndikimin e mafies së basteve. Ato komentojnë fazën përgatitore të Stutgartit dhe e cilësojnë atë shumë të mirë me vetëm një njollë të zezë, dyshimin për trukim të miqësores me Laçin. Janë vëzhguar kompanitë e basteve dhe fitorja e pastër dhe me goleadë e Stutgartit kuotohej shumë.

Në këtë mënyrë dyshohet se Stuttgart–Laçi është trukuar. Por "Bild" kërkon të sqarojë diçka të rëndësishme që lojtarët gjermanë nuk kanë të bëjnë fare me trukimin por vetëm ata shqiptarë.

Mediat analizojnë se skuadra e Laçit luajti mirë në mbrojtje por më pas në 30 minutat e fundit papritmas lojtarët braktisën detyrat mbrojtëse dhe kundërshtarët shënonin lehtësisht. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2015, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori