Bileta të lira për Partizani-Skënderbeu
Pëlqej
Klubi i Partizanit dje ka bërë të ditur çmimet e biletave për ndeshjen e 11 shtatorit (e enjte) kundër kampionëve të Skënderbeut, që do të luhet në "Qemal Stafa", ora 19:00. Ajo që shikohet është se klubi i kuq për të pasur sa më shumë tifozë do të nxjerrë në shitje bileta me çmim të lirë që do të jenë të vlefshme edhe për tifozerinë mike.

FK Partizani njoftoi dje se biletattribunat A dhe B do të jenë me dy standarde dhe çmimi i tyre do të kushtojë 700 dhe 500 lekë (të rinj). Ndërsa biletattribunat D1, D2 dhe D3 do të kushtojnë 200 lekë.

Biletat e ndeshjes Partizani-Skënderbeu do të dalin në treg të hënën në pikën e shitjes pranë pallateve 9-katëshe. Ndërkohë që nga e mërkura biletat do të jenë në treg edhe pranë biletarisë te stadiumi "Qemal Stafa".

Për të lehtësuar punë për tifozërinë korçare, që do të akomodohet në tribunën D1, biletat do të shiten edhe në Korçë. /albeu.com/



Shtuar më 06/09/2014, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori