Trajneri i Skënderbeut, Ilir
Daja, pas përfundimit të ndeshjes me Kukësin në “Zeqir Ymeri” foli rreth gjendjes së rënduar të motit dhe performancës së ekipit të tij. Ata morën një pikë në barazimin 2-2 në transfertën me kampionët në fuqi.
“Një mot i tillë si sot pengoi në zhvillimin e një futbolli që duam ta bëjmë më cilësor seç është.
Kishim shumë mungesa sot. Ata që hodhëm në fushë nuk u përshtatën mirë me gjendjen e tapetit. Megjithatë me këtë ndeshje, skuadra
tregoi mentalitet fituesi. Besoj se ishte rezultati më i drejtë”.
"Unë do të thoja që ai që më surprizoi ishte Sowe, që në këtë të ftohtë,
tregoi që po kthehet i njëjti ai i pjesës së parë të sezonit. Edhe Dita edhe dikush tjetër që nuk kishin shumë minuta në këmbë dhe për këtë mund të them që i takon një bravo të gjithë çunave për atë që bënë sot”, tha
Daja./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018,
ora 16:21