Dalipi paralajmëron arbitrat mos e pengojnë Partizanin drejt kualifikimit
Pëlqej
Me Partizanin që pritet të luajë në sulm përballë Flamurtarit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ofensiva nis nga zv.trajneri Klevis Dalipi. Duke vlerësuar edhe episodet në dy ndeshjet e luajtura në Vlorë, numri 2 i stolit që do të drejtojë ekipin në mungesë të Sulejman Starovës të pezulluar, u bëri thirrje arbitrave për kujdes.

“Jemi të mirëpërgatitur, por përpara se të flisja për vështirësuitë e takimit, doja të kërkoja më tepër vëmendja nga arbitrat për ato gabimet humane që kanë bërë gjatë këtyre javëve. Dua të theksoj golin e Prognit, do të ishte pak më e thjeshtë në kuptimin e rezultatit, sepse një gol i shënuar në Vliorë do të na jepte shumë avantazh në ndeshjen e tkhimit. Ne nuk kërkojmë asnjë ndihmë, por duke pasyr parasysh kur diskutohet kualifikimi në Kupë me Flamurtarin, këto gabimet e vogla “humane” bëjnë diferencën. Shpresoj që të mos përsëriten dhe arbitrat të jenë më të kujdesshëm”.

Me vetëm dy gola të realizuar në pesë ndeshjet e fundit, problemi më i madh i Partizani mbetet finalizimi në portë:

“Në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen, edhe sepse terreni do të jetë i rënduar. Gjithsesi ne do të jemi të kujdesshëm, duke dhënë maksimumin dhe të shpresojmë që do të shënojmë sa më shpejt që do të jetë e mundur. Por, nuk duhet humbur durimi gjatë 90 minutave, sepse ndeshja mund të ketë episode të ndryshme dhe pësimi i një goli do të na i vështirësonte gjërat. kam besim se skuadra do të arrijë të shënojë. Përsa i takon Çanit, që ta mbyllim këtë histori njëherë e përgjithmonë, sulmuesi do të kthehet vetëm kur të kalojë testet dhe ngarkesat e larta me skuadrën”.

Kupa është objektivi real i Partizanit:

“Matematikisht nuk ka mbaruar, por titulli kampion është larg dhe për këtë arsye ne do të synojmë Kupën. Duhet të përqendrohemi dhe të jemi të bindur në fushë për tu kualifikuar, sepse në këtë mënyrë mund të arrijmë të fitojmë edhe trofeun.Kualifikimi i mundshëm në Kupë mund të na jepte avantazh për ecurinë e skuadrës. Por, edhe në kampionat javën e kaluar kishim mundësi që të ngjiteshim në vendin e tretë. Edhe kampionati është i mundshëm, kështu që të dyja janë parallel” përfundoi zv.trajneri i Partizanit. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori