Dedja pranon përgjegjësitë për humbjen e Lushnjes
Pëlqej
Hysen Dedja e sheh problemin e Lushnjës më shumë në anën psikologjike, sepse skuadra e tij prodhon lojë dhe kur ndëshkohet, shpërfytyrohet.

“Ne ishim jashtëzakonisht mirë në fazën mbrojtëse, ndërsa në momente të veçanta mund të kishim kaluar në avantazh. Skuadra ndodhet në një gjendje psikologjike shumë të rënduar. Pasi u ndëshkuam me golin e parë, nuk ekzistonim në fushë. Mungesa e rezultatit vjen si pasojë e gjendjes psikologjike. Unë do bisedoj me kryetarin e bashkisë për të gjetur rrugën se si mund të dalim nga kjo situatë. Mbaj përgjegjësinë kryesore për rezultatet.”

Trajneri shkodran shpjegoi se kishte menduar të bënte disa ndryshime, duke lëshuar madje në Kupë, por pa sukses.

Nuk e kemi të plotë kontigjentin, kemi pasur lojtarë të dëmtuar. Ndryshimet nuk rezultuan pozitive. Në Kupë i ruajta disa lojtarë për ndeshjen ndaj Partizanit, sepse nuk kishim objektiva, por përsëri nuk ia dolëm”. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori