Deklarata e De Biasit për Vilën, reagon Partizani
Pëlqej
Deklarata e trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi në të përditshmen sportive "Panorama Sport", ku kritikon zgjedhjen e bërë nga Emiljano Vila për t’u kthyer në kampionatin shqiptar në radhët e Partizanit, nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit të Kuq.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp FK Partizani, i kujton trajnerit italian se klubi ku ka vendosur ta vijojë karrierën Vila është një emër i madh i futbollit shqiptar, me një histori dhe reputacion jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare. Në këtë deklaratë shkruhet se:

"Trajneri i ekipit tonë përfaqësues përpara se ta konsiderojë një hap prapa transferimin e Vilës tek 15 herë kampionët e Shqipërisë duhet të lexojë më shumë rreth historisë dhe trofeve të klubit tonë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për klubin tjetër të kryeqytetit Tironën ku edhe në gjirin e saj në këtë sezon kanë zgjedhur të vijojnë karrierën e tyre sportive Curri, Bakaj dhe Ervin Bulku, pjestarë të ekipit përfaqësues, pa harruar edhe Kristi Vangjelin tek Kampionët e Skënderbeut. Ç’mund të thoni për Bakajn, Vangjelin, Sabien Lilën, Osmanin apo Çikalleshin të cilët pothuajse kanë një moshe me Vilën?".

Në fund KF Partizani i kujton De Biasit se më mirë është të fokusohet te ndeshjet e radhës eliminatore e Shqipërisë, sesa të merret me zgjedhjet që bëjnë individë të veçantë të kombëtares në ketë merkato vere. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori