Dënohen Vllaznia dhe Tirana, përjashtohen "Tirona Fanatics"
Pëlqej
Pas dhunës së ditës së enjte në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës në ndeshjen Vllaznia-Tirana, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar masat ndaj të dy ekipeve.

Kështu, K.F Vllaznia dënohet me 10 ndeshje pa praninë e tifozëve; K.F Tirana me 15 ndeshje pa praninë e tifozëve, ndërsa tifo-grupi "Tirona Fanatics" nuk do të lejohen të marrin pjesë në asnjë ndeshje të sezonit 2014-2015.

Për dhunën në Shkodër policia deklaron se janë arrestuar 12 persona, një person është shpallur në kërkim, ndërsa 41 tifozë ndiqen në gjendje të lirë. Ndërkohë tifozi shkodran, Ismet Osmani, 40 vjeç, i cili u plagos me thikë, ndodhet ende në reanimacion. /albeu.com/

Ja vendimet e K.D:

KF “Vllaznia” per deshtim ne permbushje te pergjegjesive per organizimin e nje ndeshje futbolli, pergjegjesi per sjelljen e gabuar te spektatoreve me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes denohet me : zhvillimin e 10 (dhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin parkates si dhe 1.000.000 (nje milion) leke gjobe bazuar ne nenet 65/1, 65/2, 66/1, dhe 66.3/b te KDS.

KF “Tirana” per pergjegjesi ne sjelljen e gabuar te spektatoreve te saj, me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes, si dhe duke pasur akte te ngjashme te perseritura denohet me : zhvillimin e 15 (pesembedhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin e saj si dhe 500.000 (peseqindmije) leke gjobe bazuar ne nenet 66/2, dhe 66.3/b te KDS.

Grupimi i tifozave “Tirana Fanatiks” per sjellje te dhunshme te perseritura ne stadiume denohen me mospjesmarje ne te gjitha aktivitetet futbollistike per sezonin 2014-2015,bazuar ne nenet 21,22, dhe 65/4 te KDS.

KF”Partizani”per sjellje te gabuar te tifozeris se saj dhe hedhje te fishekzjarreve ne fushe,denohet me 50.000 (pesedhjetmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
Shtuar më 13/09/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori