Derbi, ekran gjigand në Laprakë për tifozët e Partizanit
Pëlqej
Në pamundësi për ta ndjekur derbin e nesërm ndaj Tiranës, tifozët e Partizanit kanë menduar diçka ndryshe për të parë ndeshjen dhe për të bërë tifo për ekipin. Tifo-grupi "Ultras Guerrils" ka bërë të ditur se tifozët do të grumbullohen në një prej fushave të Laprakës ku do të vendoset një ekran gjigant.

"Grupimi ka vendosur që në datën 26.09.2014, do të mblidhemi së bashku të gjithë tifozët te fusha e Laprakës për të parë ndeshjen. Grumbullimi te fusha një orë e 30 minuta përpara ndeshjes, e cila nis në orën 20:00. Do të ketë shumë surpriza dhe spektakël", kanë njoftuar dje ultrasit e kuq.

"Sqarojmë të gjithë që opsionet, të cilat kishim menduar ne si tifozëri për t’u mbledhur, ishin sheshi tek Universiteti, Piramida dhe Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’. Për tek Universiteti dhe Piramida nuk na dha leje Policia e Shtetit, ndërsa tek ‘Asllan Rusi’ kishte aktivitete deri vonë ditën e ndeshjes. Pasi ranë të gjitha këto opsione, vendosëm si opsionin më të mirë dhe zgjodhëm fushën e Laprakës. Ndeshja do ndiqet në një ekran gjigant, ku së bashku do festojmë fitoren deri vonë", sqarojnë tifozët e Partizanit. /albeu.com/



Shtuar më 25/09/2014, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori