Derbi i 150 vjen me dilema në të dy formacionet Tirana-Partizani
Pëlqej
Tirana do të përballet me Partizanin ditën e sotme ku kjo është përballja e 150 midis tyre.

Edhe pse kompanitë e basteve i kanë kuotuar me koeficent të barabartë, favorit në këtë ndeshje shihet Partizani, pasi "të kuqtë" në pesë vitet e fundit janë më superiorë ndaj bardhebluve, ku kanë fituar dhe barazuar të gjitha ndeshjet, ndërkohë që nuk kanë humbur asnjë prej tyre.

Këtë herë presioni bie mbi Tiranën, jo vetëm sepse luan në fushën e saj, por edhe se tifozët kanë vite që presin një fitore në derbi.

Ndërkohë trajneri i Tianës, Ze Maria ka një dilemë në mbrojtje, atë të Marvin Turtullit që nuk ka qenë këtë javë në formë optimale.

Ndërsa nga ana tjetër Partizani duket se i ka gjërat nën kontroll.

TiranaPartizani 19:45

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Berisha, Hoxhallari, Daja, Maveje, Hasani, Cobinah, Blzaevski, Oduamadi. Trajner: Ze Maria

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Asani, Telushi, Hila, Mala, Bardhi, Mensah. Trajner: Skënder Gega
Shtuar më 28/09/2018, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori