Dhuna në "Loro Boriçi", 12 të arrestuar, një tifoz në gjendje të rëndë (FOTO LAJM)

Tifozët shkodranë në Loro Boriçi
Pëlqej
Një ditë pas dhunës që shpërtheu në stadiumin e Shkodrës "Loro Boriçi" vijon të mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e tifozit shkodran, Ismet Osmani, 40 vjeç, i cili u plagos me thikë pasditen e djeshme gjatë përleshjeve mes tifozerive të Tiranës e Vllaznisë në stadiumin "Loro Boriçi".

Ndërkohë kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekimin 4 policët si dhe fëmijët që ishin lënduar me gurë.

"4 efektivët dhe 3 të miturit, që u dhunuan dje në stadium kanë marrë ndihmën mjekësore dhe kanë lënë spitalin. Efektivi Pjetër Bungaja, ka lënë spitalin e Shkodrës rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, pasi mori mjekimin e duhur", raporton Ora-News.

Policia deklaron se janë arrestuar 12 persona, një person është shpallur në kërkim, ndërsa 41 tifozë ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërkohë policia e Shkodrës vijon marrjen në pyetje të mbi 35 tifozëve të Tiranës, të cilët janë shoqëruar pas ndeshjes. Policia po verifikon pamjet filmike të ngjarjeve në stadiumin "Boriçi" në ndeshjen Vllaznia-Tirana si dhe po merr edhe deponimet e drjtuesve të dy skuadrave dhe të efektivëve që ishin dje me shërbim. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori