Disiplina: Vllaznia dy ndeshje pa tifozë
Pëlqej
Vllaznia duhet t’i luajë dy ndeshjet e radhës si pritëse pa praninë e tifozëve të vet. Pra, kundër Kastriotit dhe Bylisit do të luhet në një "Loro Boriçi" të zbrazët, si pasojë e sendeve të hedhura në fushë nga ultrasit kuqeblu në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut. Po ashtu, pezullime 2-javore janë dhënë edhe për Elhan Galicën e Tomorit dhe Dorian Bylykbashi të Elbasanit, për sjellje josportive karshi njëri-tjetrit. /albeu.com/


Ja edhe vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës, marrë të mërkurën në mbledhjen e radhës:

- KF “Vllaznia“ për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

- Lojtari i KF “Tomori”, Elhan Galica, dhe lojtari Dorian Bylykbashi i KF “Elbasani“, për sjellje josportive ndaj njëri-tjetrit dënohen secili me nga 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

- Lojtari i KF “Besa“ U-19, Denis Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes pezullohet 4 javë.

- Ekipi i KF “Kamza”, futbolli i femrave, për refuzim të pjesëmarrjes në aktivitet skualifikohet nga vazhdimi i kampionatit.

- Rishikimin e vendimit për lojtarin Izmir Pelinku dhe pezullimin e dënimit.

- Shqyrtimi i kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” Vedran Gerc do të bëhet mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Disiplinës.

- Duke vërejtur fenomenet e shfaqura kohët e fundit nëpër stadiumet shqiptare, në lidhje me sjelljet ofenduese, thirrjet fyese si dhe hedhjet e sendeve në fushën e lojës si dhe sjelljet josportive të zyrtarëve të klubeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes, para dhe pas takimeve, qofshin sulme verbale, apo në media, Komisioni i Disiplinës paralajmëron të gjithë subjektet në veprimtaritë futbollistike se nuk do të tolerohen dhe do të ndëshkohen maksimalisht sipas dispozitave të Kodit të Disiplinës Sportive.

Shtuar më 09/10/2013, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori