Donatori i Tiranës fyen gjyqtarët e ndeshjes (VIDEO)
Kur menduam se më në fund futbolli shqiptar u nda nga dhuna që e ka karakterizuar prej vitesh rikthehen sërish episodet që jo vetëm nuk kanë lidhje me shkallët e stadiumeve por edhe e dëmtojnë atë. Flamurtarit, Mamurrasit dhe Kamzës këtë mesjavë i është bashkuar edhe klubi i Tiranës. Nuk bëhet fjalë për dhunë në fushë, por në tribunën VIP. Edhe pse fitoi minimalisht 1-0 me Kastriotin, donatori i bardhebluve Ndriçim Babasi, i pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes, ka protestuar shumë ashpër.

Por, ishin forcat e policisë ata që ndaluan Babasin të zbresë në fushë, raporton Top-Channel.

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Tahiri dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka vendosën për ngritjen e një grupi pune që do të hartojnë një plan masash për të garantuar sigurinë në stadiumet shqiptare.

Kohë më parë, Presidenti i FSHF-së pranoi se dhuna në futbollin tonë vjen kryesisht nga tribuna qendrore e stadiumeve dhe më pas reflektohet tek tifozët dhe mesa duket paska patur të drejtë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori