Dosti: Jam i kënaqur me Elbasanin
Pëlqej
Trajneri Muharrem Dosti i emëruar vetëm pak ditë më parë në stolin e verdhebluve nuk e bën gjithçka gri.

Elbasani ndaj Tiranës pësoi disfatën e 4-t në këtë sezon por trajneri Muharrem Dosti i emëruar vetëm pak ditë më parë në stolin e verdhebluve nuk e bën gjithçka gri, teksa në intervistën e dhënë pas kësaj ndeshjeje për Supersport, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij.

“Në rradhë të parë duhet të falënderoj djemtë për lojën e zhvilluar pasi vinim nga humbje e thellë me Teutën, unë personalisht ndryshova në skemë dhe futa një frymë tjetër te futbollistët e mi. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës pasi edhe pse luanim ndaj një kundërshtari më të fortë arritëm ta përballonim shumë mirë Tiranën”.

Trajneri Magani, me Tiranën në heshtje për shtyp, u paraqit para mediave vetëm për të respektuar të marrëveshjen me Supersport, duke sqaruar shkurtimisht paraqitjen e skuadrës që ai drejton.

“Unë mund të them që sot e merituam fitoren pasi kemi luajtur shumë mirë, dhe kjo fitore na ka nxjerrë në vend të parë”.
Shtuar më 15/09/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori