Duka: Derbi i Tiranës edhe me tifozët bardheblu
Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana do të perjetohet me dy tifozeritë në shkallët e mitikut Qemal Stafa. Lajmi në mënyrë indirekte konfirmohet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, që pas mbërritjes në Tiranë, shpjegon mënyrën e vetme se si tifozët e Tiranës mund të përfitojnë nga hapësirat ligjore për të parë derbin në stadium.

"Unë di që Tirana ka çuar çështjen në apel. Nëse është kështu atëhere duhet pritur vendimi i komisionit të apelit i cili mund të mblidhet javën e ardhshme, dhe deri në atë moment vendimi i komisionit të disiplinës nuk hyn në fuqi", ka thënë Duka, citon "Supersport".

Derbi i fazës së dytë është shoqoëruar së fundmi me polemika të shumta për çështjen e tifozëve, megjithatë ngritja e futbollit në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. 90 minutat e së hënës së 8 dhjetorit kanë ngjallur interesin e Sky Italia që me anë të gazetarit të mirënjohur Gianluca di Marzo do të raportojë derbin dhe gjithcka ndodh në futbollin shqiptar.


"Personalisht jam që derbi të luhet me dy tifozeritë. Për më tepër që do të kemi dhe interesim nga mediat e huaja të cilat do të raportojnë për futbollin shqiptar. Kjo është diçka e mirë jo vetëm për futbollin por edhe për vendin tonë, pasi do ti tregojmë botës që edhe në dimë të bëjmë diçka", u shpreh presidenti i FSHF-së Armand Duka. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2014, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori