Duro kërkon nga skuadra fokusim 180 minutësh dhe jo vetëm në ndeshjen e parë me Skënderbeun
Pëlqej
Trajneri Shpëtim Duro pranoi përgjegjësitë e disfatws kundër Kukësit duke zbuluar se ia ka parashtruar dorëheqjen drejtuesve, megjithatë administratori Sinan Idrizi nuk e pranoi, duke e votëbesuar teknikun.

“Kam një vit e gjysmë në krye të Flamurtarit dhe kjo tregon se jam një trajner jetëgjatë. Dua t’i falënderoj drejtuesit, që kanë besim te puna ime, pavarësisht ndeshjeve të fundit, ku mora përgjegjësinë. Do të më gëzojë arritja e objektivave në fund të sezonit.”

Ish-trajneri i Skënderbeut në vitin 2011 nënvizon se skuadra finaliste do të përcaktohet pas 180 minutave lojë.

"Kemi dy ndeshje të forta me Skënderbeun, si ne dhe korçarët jemi në situatë të vështirë sa i përket planit psikologjik. Nëse do të kualifikohemi do të jetë pozitive për objektivin e Kupës, sepse dëshirojmë ta fitojmë këtë trofe. Pra, të shkojmë në Europë nëpërmjet takimit. Kualifikimi do të vendoset në 180 minuta, pra në takimin e kthimit."

Humbja me Kukësin i ka shuar shpresat e vlonjatëve për vendin e dytë, megjithatë Duro beson se lufta është plotësisht e hapur për vendin e tretë.

"Duhet të pranojmë që i kemi humbur shpresat për një vend të dytë, por duhet të luftojmë që të mos bëjmë gabimet e fazës së tretë." pwrfundoi Duro. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori