Duro pranon se ekipi i tij do duhet të durojë presionin kundër Skëndërbeut
Pëlqej
Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Flamurtari gjen sërish Skënderbeun, këtë herë për javën e 28-të të Superiores. Shpëtim Duro e pranon presioni që do të ndikojë më shumë te vlonjatët.

“Ndeshja e kampionatit nuk ka lidhje me atë të Kupës së Shqipërisë në Korçë, ku ne fituam. Do të thosha se më mirë kemi luajtur me Kukësin në fushën tonë, edhe pse humbëm, se ndaj Skënderbeut.”

Pas Skënderbeut, Flamurtari udhëton drejt Lushnjës dhe më pas pret Teutën. Një kalendar favorizues, që mund ta katapultojë sërish ekipin e Duros në vendet më të larta.

“Fitorja do të ishte shumë e rëndësishme, sepse më pas kemi një kalendar më të favorshëm, që duhet ta shfrytëzojmë. Kundërshtari është më i qetë, pasi thuajse e ka siguruar titullin kampion. Presioni është mbi ne, ngaqë na duhet rezultati. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të dalim në fushë vetëm për fitoren.” përfundoi Duro. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori