E ardhmja? Salihi le të hapur gjithçka
Hamdi Salihi lë të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Kombëtares, i cili po luan me Skënderbeun në takimet e Champions League, pranoi se do të vendosë këto ditë në lidhje me ekipin e tij të ardhshëm.

"Nuk e di me të vërtetë. Do të shohim në ditët e ardhshme, por nëse vednos të qëndroj te Skënderbeu nuk do të ishte një zgjedhje e gabuar", tha Salihi në përfundim të ndeshjes me Dinamo Zagrebin.

Hamdi Salihi edhe pse nuk realizoi në takimin ndaj kroatëve është mes shënuesve më të mirë në fazën kualifikuese të Champions League me 5 gola në 5 ndeshje.

31-vjeçari sezonin e fundit luajti në Izrael nga ku nuk mungojnë edhe ofertat. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2015, ora 17:23
albania
e Enjte 20 Gusht 2015, Ora 18:02
lojtar leshi
shqiptar i vertet
e Enjte 20 Gusht 2015, Ora 20:02
emerin a paska pakistan
Laci1
e Enjte 20 Gusht 2015, Ora 21:47
Lojtar leshi sic tha dhe albania.I kishte te gjitha mundesite qe te shenonte golin e dyte,por tha qe mendova qe isha ne pozicion jashte loje.O zotni po ti bane gol njehere dhe pastaj le ta vleresoj arbitri.Thuaj te drejten qe nuk munde te shenoje sepse kaq potence ke.
mirditori
e Enjte 20 Gusht 2015, Ora 23:35
hahaha mendova se isha pozicion jashte loje
e dine mire tranjeri jone qe nuk je per kombetaren tone tani
dikur skishim lojtar ishe ne fushe

ba
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori