E bujshme / Kroacia emëron trajner ish-trajnerin e Dinamos
Pëlqej
Kroacia shkarkoi trajnerin Ante Çaçic nga stoli i ekipit kombëtar, pas barazimit zhgënjyes 1-1, në shtëpi ndaj Finlandës. Menjëherë pas shkarkimit të Çaçiçit, Federata Kroate e Futbollit ka gjetur edhe zëvendësin e tij. Do të jetë pikërisht Zllatko Daliç, ish-trajneri i Dinamos së Tiranës në sezonin 2008-2009 që do të marrë “timonin” e kroatëve.

Kroaci do të luajë sfidën e jetës të hënë ndaj Ukrainës në transfertë, nga e cila do të varet edhe kualifikimi në Kampionatin Botëror. Mediat kroate raportojnë se zyrtarizimi i Daliçit pritet të bëhet ditën e sotme dhe ai do të bashkohet menjëherë me skuadrën për t’u përgatitur për ndeshjen ndeshjen ndaj Ukrainës.

Përveç Dinamos, 50-vjeçari ka drejtuar edhe Kombëtaren e 21-vjeçarëve të Kroacisë, Rijekën, Slaven Belupo dhe disa skuadra ne Azi. Së fundmi ai ishte pjesë e Al-Ain. / albeu.com /
Shtuar më 07/10/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori