E habitshme, të tre rivalët e Skëndërbeut arrijnë fitore 3-0
Pëlqej
Skënderbeut do të luajë të enjten ndeshjen e parë të fazës në grupe të Ligës së Europës në fushën e Dinamos së Kievit, një skuadër e cila po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin ukrainas ku ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve pas 7 ndeshjeve, 2 më pak se Shaktar Donjeck kryesues që ka luajtur një takim më shumë

E udhëhequr nga sulmuesi i rrezikshëm kongolez Mbokani, autor i 4 golave në 5 ndeshje të luajtura në këtë ekip, Dinamo ka mundur me shifrat 3-0 skuadrën e Oleksandrias, raporton Panorama. Kasheridi, Mbokani dhe Tsygankov gjetën rrugën e rrjetës në duelin e sotëm për ukrainasit që mbeten skuadra pretendente për të fituar grupin.

Me të njëjtat shifra ka fituar sot edhe Jang Bojz ndaj Luganos në Zvicër. Dygolëshi i Nsame dhe ai i Asale ka mbajtur Jang Bojz në kreun e renditjes së kampionatit zviceran ku për momentin shihet nga të gjithë si skuadra më e fortë dhe e vetmja në gjendje të thyejë dominimin shumëvjeçar të Bazelit.

Si për ironi të fatit, edhe Partizani i Beogradit fitoi të shtunën me rezultatin 3-0 ndaj Mlladost Luçani, Miletiç, Pantiç dhe Kana ishin autorët e golave për skuadrën e serbe, e cila gjendet 23 pikë larg kreut të renditjes së kampionatit që mbahet nga Crvena Zvezda.
Shtuar më 11/09/2017, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori