Edgar Çani te Partizani, kontrata bëhet pengesë
Pëlqej
Një nga emrat e përfolur të Partizanit për përforcimin e sulmit mbetet edhe sulmuesi i Kombëtares, Edgar Çani. Madje mësohet se është biseduar për afrimin e shtatlartit, por problem mbetet posedimi i kartonit të lojtarit nga skuadra e Catanias.

Klubi i Kuq ka dashur që ta huazojë sulmuesin nga ekipi italian, ku do t’i paguanin edhe një pjesë të mirë të rrogës që ai ka në kontratë me Catanian. Por flitet se pengesë është bërë ndarja e të ardhurave në rast se sulmuesi do të shitej gjatë kohës që ai do të ishte pjesë e të "Kuqve".

Flitet se Partizani u ka kërkuar italianëve që në këtë rast ata të përfitonin 50% të shumës së transferimit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga klubi i Serie A.

Gjithsesi, "Demat e Kuq" ende nuk i kanë shuar shpresat për arritjen e marrëveshjes me gjigantin e sulmit kuqezi. /albeu.com/


Shtuar më 08/08/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori