Elis Bakaj te Kukësi
Pëlqej
Lojtari i dalë nga akademia e Partizanit, Elis Bakaj, që në sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Chernomorets Odesës në Ukrainë, mbrëmjen e djeshme ka firmosur për skuadrën verilindore të Kukësit. Ndërprerja e kampionatit në Ukrainë për shkak të gjëndjes së rënduar politike bëri që lojtari në fjalë të kthehej në Shqipëri dhe të zgjidhte një nga ekipet, të cilat i ofruan kontratë.

Edhe vet Bakaj, deklaroi se do të kthehej në Superligë, ndërsa enigma e ekipit është zgjidhur vetëm pak orë më përpara ku firmosi deri në fund të sezonit me Kukësin, ndërsa "tradhëtoi" Partizanin, tifozët e së cilit e prisnin me padurim rikthimin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 10/03/2014, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori