Ernest Gjoka pas humbjes nda Skënderbeut: Ishim pa fat
Pëlqej
Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Skënderbeut, por pakujdesia ishte ajo që vendosi në këtë 90 minutësh. Trajneri shkodran u shpreh se skuadra i bëri mirë detyrat, por u penalizua edhe nga fati, pasi mund të kishte shënuar e para.

“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë dhe futbollistët i zbatuan me përpikmëri detyrat në fushën e lojës. Duhej të ishim treguar më të kujdesshëm, sepse Skënderbeu është një skuadër që nuk fal. Gjithsesi, ndeshja mund të kishte shkuar më ndryshe, nëse do kishim shfrytëzuar rastet e krijuara në fillimin e takimit”, tha Gjoka.

Trajneri i shkodranëve pranoi se ndoshta mund të kishin bërë diçka më tepër, nëse do të luanin në ‘Loro Boriçi’, ndërsa shprehu gjithë besimin e tij ndaj lojtarëve të sulmit.

“Ndoshta po të luanim para publikut tonë, mund të ishim më të motivuar, por gjithsesi kam shumë pak për të kritikuar te paraqitja e skuadrës time. Sa i përket sulmit, mendoj se jemi mirë në atë repart, por duhet t’i japim kohë Atsinës, pasi vjen nga një dëmtim i gjatë”, tha Gjoka.

Trajneri i Vllaznisë tha se skuadra e tij duhet të luajë për fitore ndaj çdo kundërshtari, për të dalë nga pozitat e vështira në të cilat ndodhet. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori