“Fanatics” kanë një propozim të çmendur për Tiranën
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tifozët e Tiranë ndërmarrin të tjera nisma për të mos lejuar Partizanin të luajë në “Selman Stermasi”. Mbrëmë grupimi i “Tirona Fanatics” ka bërë një status në faqen e tyre në “Facebook”, ku bënin të ditur se do t’i ofrojnë ata paratë që klubi bardheblu do të perfitojë nga kontrata e bërë me Partizanin. Madje ata i drejtohen Refik Halilit si ish-president i skuadrës.

“Nga ky moment tifogrupi nepermjet anetaresise se saj, ka siguruar te gjithe shumen monetare te nevojshme qe klubi do te perfitoje nga kontrata de facto me klubin e kuq. Ne, tifozet e Tirones, po ofrojme zgjidhjen pa turp te situates.

Ngelemi kategorikisht kunder vendimit qesharak te ish-presidentit, presidentit te kuq dhe Kryetarit te Bashkise. Per kete do te bejme te pamunduren, deri ne marrjen e masave ekstreme per te mbrojtur identitetin, dinjitetin dhe moralin e Sport Klub Tirones.”

Gati per zgjidhje!
Shtuar më 28/01/2017, ora 09:41
rajubi
e Shtunë 28 Janar 2017, Ora 11:58
Kjo eshte nje zgjidhje e mire,por ju tifosa te Tirones nuk keni pune ne fushen e stervitjes,largohuni nga fusha,perndryshe ligji ju fut ne burg dhe si te tille ju nuk meritoni te quheni fansa te TIRONES
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori