Fanatiksat në "Selman Stermasi", Guerrilsat në Laprakë
Pëlqej
Duke ditur se derbi Tirana-Partizani do të zhvillohet pa spektatorë, tifo-grupet e të dy skuadrave janë organizuar për të parë takimin në ambjente të ndryshme të kryeqytetit.

Tifo-grupi "Tirona Fanatics" do ta shikojë derbin në stadiumin "Selman Stërmasi" nëpërmjet një monitori gjigant. Në të njëjtën mënyrë do ta shikojnë derbin edhe "Ultras Guerrils", ata janë caktuar që ta shikojnë takimin në fushën sportive të Laprakës.

Guerrilsat do të grumbullohen rreth dy orë para te Pallati i Sportit "Asllan Rusi" dhe më pas do të marshojnë drejt Laprakës.

Në të dy kampet pritet prezencë e madhe tifozësh, ku nuk do të mungojnë këngët dhe parullat e tyre të zakonshme. /albeu.com/



Shtuar më 26/09/2014, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori