Flamurtari dhe Laçi nuk dinë të shënojnë në fushë asnjëanëse, bëjnë paqe pa gola (VIDEO)
Paqe pa gola në sfidën shumë të rëndësishme për Europën, mes Flamurtarit dhe Laçit, që u luajt në fushën asnjëanëse në Elbasan Arena.

Takimi ishte shumë i luftuar në mesfushë, dhe të dyja ekipet u shfaqën të kujdesshme, pa dashur të rrezikojnë tej mase.

Rasti shumë i diskutuar, ishte një pretendim i vlonjatëve për prekje të topit me dorë, nga Gjoni në minutën e 80-të, por për arbitrin Koçi nuk ishte i tillë. Deri në fund, me rrjeta të pa prekura, dhe Flamurtari e Laçi ndajnë nga një pikë./albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori