Flamurtari-Kukësi, sfida për vendin e dytë
Pëlqej
Flamurtari dhe Kukësi do ta mbyllin xhiron e parë të Karegorisë Sueriore me një sfidë ku fitorja është jetike për të dyja skuadrat që në klasifikim, si rrallëherë vitet e fundit janë shumë pranë njëra tjetrës. Vetëm 2 pikë i ndajnë vlonjatët nga kamionët në fuqi por këtë sezon historia ndryshon disi pasi të dyja skuadrat kanë ndryshuar shumë dhe era ka filluar të fryjë në drejtim të Vlorës.

Flamurtari vjen në këtë sfidë pas suksesit 1-0 ndaj Partizanit por penalizohet ndjeshëm nga mungesa e tifozëve në stadiumin e shtëpisë. Vetëm një humbje në javën e parë me Skënderbeun dhe më pas 7 ndeshje rresht ku Flamurtari ka dalë përherë me pikë nga fusha janë tregues i forcës së kësaj skuadre që këtë sezon ka pëmirësuar ndjeshëm aspektin mbrojtës edhe pse në sulm mbetet e varur nga humori i dyshes Bushiç-Alvesh. 6 janë golat e pësuar nga të dyja skuadrat këtë sezon por Kukësi ka një diferencë të madhe në aspektin sulmues ku ka shënuar 7 gola më shumë se vlonjatët. Bakaj në kampin e skuadrës së Milinkovic kryeson me 4 realizime personale, ndërsa Bushiç me 1 më pak. Të dy vendimtarë për skuadrat respektive dhe ndoshta të tillë do të jenë edhe në sfidën e fundit të javës së 9.

Flamurtari prej 4 vjetësh nuk njeh fitore ndaj Kukësit, por Shpëtim Duro këtë sezon po tregon se edhe rekordet negative mund të thyhen pasi Flamurtari nuk fitonte që prej 11 vjetësh në Tiranë. Zeqiri në kampin kuksian nuk është ende gati, ndërsa për vlonjatët do të mungojë Veliu dhe Sidibe. Një ndeshje që mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit për Flamurtarin por edhe për Kukësin pasi në rast të një surprize të pakëndshme, atëherë stoli i trajnerit Milinkovic do të ishte në rrezik të vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori