Flamurtari me teknik italian, vjen Ernestino Ramella
Pëlqej
Italiani Ernestino Ramella pritet të jetë trajneri i ri i Flamurtarit! Sipas faqes zyrtare të Flamurtarit, 59-vjeçari i lindur në Zinasco, në rajonin e Lombardisë do të jetë trajneri i ri i kuqezinjve!

Si futbollist, Ramella, ka luajtur tek Varese, me të cilën është aktivizuar në Serinë A dhe B, tek Ternana sërish në Serinë B, dhe më pas la patur aventura në Serinë C1 dhe C2 me ekipe si Piacenza, Novara, Pro Patria, Legnano, Montebelluna dhe Oltrepo.

Si trajner, ai e ka nisur karrierën te Solbiatese, në kategoritë inferiore italiane, për ta vazhduar në Meksikë me Queretaro-n. Për tre vjet ka udhëhequr ekipin e Legnanos ne Serinë C2, duke e nxjerrë dy herë në vendin e 11-të dhe një herë në vendin e 8-të. Pas aventurës me Legnano-n kthehet sërish në Meksikë me Pachuca-n, ku qendron për disa muaj.

Në 2005-06 drejton Como-n nē Serinë D, pasi ekipi lombard kishte falimentuar, ndërsa vazhdon më pas të drejtojë ekipe lombarde nē kategoritë e ulëta italiane, si Merate, Solbiatese dhe Gallaratese, për ty kthyer sërish te Como në 2011-2012, ku për një periudhë qendroi si trajner, më pas si vëzhgues dhe sërish si trajner në fund të sezonit, duke i siguruar mbijetesën bardhekuqve.

Pas Comos, gjendet në timonin e Caronnese-s në Serinë D, dhe së fundmi ka qenë trajner i Chiasso-s në Challenge League në Zvicër.

Skema e tij e preferuar është 4-2-3-1, ndërkohë që ka licensë të dhënë nga shkolla e Covercianos.

Në Vlorë ai vjen si menaxher, me detyra si ato të modelit anglez, teksa përveç ekipit të parë do të ndjekë edhe ecurinë e Akademisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2014, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori